Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama thirret në SPAK

Politikë

Publikuar: 28/06/2022

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama thirret në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur ditën e sotme në SPAK. Ai ka mbërritur në orët e para në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Rama pritet që të merret në pyetje, për një çështje që është ende mister.

Nuk dihet ende arsyeja se përse ish-kryebashkiaku është kërkuar nga SPAK.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin.