‘Pistoleta, silenciator e kallashnikovë’, zbulohet një depo për modifikim armësh në Tiranë, 2 të arrestuar

Aktualitet

Publikuar: 16/06/2022

‘Pistoleta, silenciator e kallashnikovë’, zbulohet një depo për modifikim armësh në Tiranë, 2 të arrestuar

Një depo për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë, është zbuluar në një banesë në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në pranga të policisë janë arrestuar teksa po punonin, brenda në depo, Elvis Bakalli, 30-vjeç banues në Tiranë dhe Dorian Kalo, 45-vjeç. Banesa në pronësit të Elvis Bakallit, ishte përshtatur si bazë për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me precedentë të theksuar kriminal dhe shiteshin me qëllim për të vrarë.

Mësohet se janë sekuestruar pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.