Vrasja e Qepurit/ Gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje, viktima u qëllua 4 herë

Aktualitet

Publikuar: 16/06/2022

Vrasja e Qepurit/ Gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje, viktima u qëllua 4 herë

Mbi 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme 74-vjeçari Lulash Qepuri. Detaje të reja janë bërë të ditur ditën e sotme, pas vrasjes së të moshuarit. Në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 20 gëzhoja, 4 nga të cilat të llojit shotgun dhe të tjerat armë automatik. I moshuari u qëllua 4 herë me shotgun, nga ku mori 3 plumba. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se arma e cila u gjet në vendin e ngjarjes, dyshohet se i përket djalit të viktimës. Ishte ky i fundit, ai i cili lajmëroi policinë se dikush kishte vrarë të atin. Dyshohet se ka qenë djali i viktimës i cili ka qëlluar në drejtim të automjetit të autorit.

76 vjeçari u dërgua menjëherë në spital por fatkeqsisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

I ndjeri Qepuri rezulton të ketë qenë një person me precedent penalë. 74-vjeçari në vitin 2011, asokohe 63 vjeç është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi. Shkaku i vrasjes së tij mbetet mister, njësoj si autorët.