Breshëri armësh në Shkodër, vritet në lokalin e tij 74-vjeçari! I biri kundërpërgjigjet me shotgun e më pas telefon policinë: Më vranë babanë

Aktualitet

Publikuar: 15/06/2022

Breshëri armësh në Shkodër, vritet në lokalin e tij 74-vjeçari! I biri kundërpërgjigjet me shotgun e më pas telefon policinë: Më vranë babanë

Shkëmbim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur një person i vrarë.

74-vjeçari Lulash Qepuri u vra në lokalin e tij, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe i biri i tij,  i cili i është kundërpërgjigjur autorit me shotgun. Autori ka qenë i maskuar dhe pasi ka qëlluar në drejtim të 74-vjeçarit është larguar.

Menjëherë pas ngjarjes, i biri ka telefonuar policinë dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë. Qepuri ka shkuar në spital në gjendje kritike për jetën, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda që kishte marrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku pas telefonatës së djalit të 74-vjeçarit, blutë e Shkodrës janë vënë menjëherë në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja.

Prapaskena sjell pamje nga vendi ku u ekzekutua 74-vjeçari, në të cilën dallohet shotgun me të cilin është kundërpërgjigjur djali i viktimës, tashmë i shoqëruar nga policia.

Qepuri rezulton i arrestuar në vitin 2011, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë i është gjetur drogë dhe kallashnikov. Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.