Pjerin Brushtulli, i cili u plagos mbrëmjen e sotme (14 qershor) në vitin 2002, ka vrarë shtetasin Kolec Nushi.
48-vjeçari mësohet se kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Ai akuzohet nga prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Sipas gjykatës së Shkodrës, i pandehuri Brushtulli ishte dënuar në mungesë me 15 vjet heqje lirie si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Nushi, nga fshati Berdice i Shkodrës.
Brushtulli u plagos në rrethana të paqarta, mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti,
48-vjeçari ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe ndodhet në spitalin Shkodrës.
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.”-njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.