Prapaskena

Pa kategori

Arrestimi i Kajmaku me 20 kg kokainë, reagon për herë të parë PS: Përshëndesim zbatimin e ligjit për këdo

Publikuar: 14/06/2022

Partia Socialiste përshëndet vendimet policisë dhe të drejtësisë! Ky ishte komenti i parë në radhët e Partisë Socialiste për arrestimin e ish-kryebashkiakut të PS-së, Agim Kajmakut, i cili u arrestua më 27 maj 2022 me 20 kg kokainë në Itali. Komentin për mediat e bëri kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke shtuar se Kajmaku prej vitesh tashmë nuk ka asnjë lloj funksioni në PS.

Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet vendimet e organeve të policisë dhe të drejtësisë. Ky është një qëndrim i qartë ynë dhe mbi këdo. Nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni në PS.’- tha Balla.

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.



Më të lexuarat