Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2022

Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë

Pas daljes së listës së pagave dhe targave personale, një tjetër rrjedhje e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë është e aksesueshme në internet.

Në faqen ku mund të blesh listën me numrat e shqiptarëve thuhet se lista e numrave celularë është e saktë dhe autentike e madje dhe informacione janë të përditësuara, me numrat personale, emrat, qytetet si dhe kodet postare.

Kujtojmë se skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!