Noizy qëllon me grusht shokun e Stresit

Aktualitet

Publikuar: 06/06/2022

Noizy qëllon me grusht shokun e Stresit

Reperi Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe si Noizy është konfliktuar ditën e sotme fizikisht me reperin dhe personazhin e njohur në rrjetet sociale Cllevio Serbiano, i cili emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmeti.

Në një video të shkurtër që po bën xhiron e rrjetit, Noizy shfaqet duke tentuar të godasë me grusht Cllevio Serbianon, por lëvizja e shpejt e këtij të fundit, bën që grushti i reperit të kapë vetëm kapelën. Pas këtij momenti, drejt Cllevio Serbianos sulen dhe disa djem të tjerë, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur tek lokali i Noizyt në Durrës.

Serbiano ka thënë pas ngjarjes se kishte shkuar për ta takuar Noizyn, madje kishte hequr dhe syzat “për respekt” por ai e qëlloi. “Nuk e kishte grushtin aq të rëndë, sa më puthi pak. Mendova se do më thyente kafkën”, tha Cllevio.

Noizy dhe Cllevio Serbiano njihen për një armiqësi prej kohësh, teksa ky i fundit së fundmi deklaronte shpesh në rrjetet sociale se do shkonte ta rrihte reperin.

Cllevio Serbiano njihet si një shok shumë i ngushtë me reperin tjetër Stresi, por teksa së fundmi Stresi vendosi të bëjë paqe me Noizy-n, ai nuk e bëri një gjë të tillë.