“Vetëm në gojë”, Adriana Lika dhe Klevisa Roshi boset e prostitucionit në Tiranë, seks me pagesë në qendrat e masazhit Gogo, Smart Spaa dhe Relax Spaa

Investigim

Publikuar: 02/06/2022

“Vetëm në gojë”, Adriana Lika dhe Klevisa Roshi boset e prostitucionit në Tiranë, seks me pagesë në qendrat e masazhit Gogo, Smart Spaa dhe Relax Spaa

Ditët e fundit është zbuluar dhe denoncuar një tjetër qendër prostitucioni në Tiranë, kamufluar si shërbim masazhi. Prapaskena ka mësuar se bëhet fjalë për qendrën me emrin ‘Gogo’, në katin e dytë të një pallati, në mes të Tiranës, në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, pranë Sheshit Uillsion.

Prapaskena mëson dministratorja e kësaj qendre është e ‘famshmja’ Adriana Lika, e cila është kthyer në bosen e prostitucionit në Tiranë, përmes qendrave të masazhit në disa zona të Tiranës.

Pronarja e kompanisë e seksit me pagesë është Klevisa Roshi, e cila ia ka blerë aksionet Ernest Sefës. Më parë administratore të kësaj qendre kanë qenë Klevisa Mullaj dhe Jetmira Demiraj.

Por, ‘puna’ duket se ka nisur të ecë pasi qendrën e ka marrë nën administrim Adriana Lika, me përvojë në këtë fushë, por çuditërisht ende e lirë. Nuk dihet se kush fshihet pas Adriana Likës, por duket e çuditshme se si prokuroria nuk ka urdhëruar ende arrestimin e saj.

Nga një vëzhgim në këtë qendër, masazhatorja përveç masazhit i ofron edhe seks oral klientit, edhe pse ajo siç thotë edhe vetë është e martuare dhe me dy fëmijë.

Adriana Lika është pronare edhe e një qendre tjetër masazhi në qendër të Tiranës, ku ofrohen shërbime seksuale. Kjo qendër e quajtur SMART SPA ndodhet në një pallat tek 9-katëshet, pas ‘Neptun’.

“Klienti”, një person i infiltruar dhe i pajisur me kamera të fshehtë, futet brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzën që preferon. 40 mijë lekë të vjetra pagoi për shërbimin bazë të masazhit, kurse për të tjerat paguhet ekstra.

Prapaskena mëson se Adriana Lika ka hapur edhe një qendër tjetër masazhi, ku ofrohen shërbime seksuale. Qendra është në zonën e 21 Dhjetorit, në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ me emrin Swet Relax Spaa. Lika fshihet edhe pas disa qendrave të tjera, ku po tenton të kontrollojë këtë treg në Tiranë.

Adriana Lika regjistrohet herë pas herë si person fizik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke hapur qendra masazhi me shërbime seksi, ndërsa më pas e pezullon aktivitetin, duke vazhduar punën në mënyrë të paligjshme.