Një autobus i cili transportonte punonjësit e në fasonerie nga Fieri drejt Vlorës ka marrë flakë, ku më pas është djegur plotësisht.
Ngjarja u regjistrua pranë mbikalimit të Novoselës. Si pasojë e flakëve nuk ka pasur persona të lënduar, pasi ata janë nxjerrë me shpejtësi jashtë.
Dyshohet se shkak është një shkëndijë elektrike në motor.