Roma shpallet kampione e ‘Conference League’ në stadiumin ‘Air Albania’

Aktualitet

Publikuar: 25/05/2022

Roma shpallet kampione e ‘Conference League’ në stadiumin ‘Air Albania’

Roma shpallet kampione e ‘Conference League’ në stadiumin ‘Air Albania’, duke fituar kundër holandezëve të Feynord me shifrat 1-0 me një gol të shënuar nga Zaniolo në minutën 32.

Kjo është finalja e tyre e parë pas 30 vitesh. Ndërkohë ndrzshe nga sa pritej, mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë për romanët të cilët në minutat e fundit u kthyen të gjithë në mbrojtje pas rrezikut që Feynord të barazonte shifrat.

Menjëherë sapo vërshëlleu arbitri fundin e takimit, Kumbulla me shokë nuk përmbahen, duke shpërthyer në festë.

Ky është trofeu i parë europian për Romën pas 61 vitesh. Jose Murinho ka arritur të rikthejë trofetë për kryeqytetasit.