Prapaskena

Pa kategori

“Bëj seks me kolegun e punës, por jam e fejuar”, 28 vjeçarja tradhton partnerin ne prag martese

Publikuar: 20/05/2022

Kam bërë seks me një djalë në punë, madje disa herë. Por kjo nuk është sjellje e duhur nga një nuse e ardhshme”, ka rrëfyer një 28-vjeçare për The Deidre.

Ajo tregoi se martohet pas gjashtë muaj dhe ka katër vite e fejuar me partnerin e saj.

Rrëfimi i plotë

Partneri im është 31-vjeç dhe i bukur, por jeta ime ka filluar të bëhet shumë e parashikueshme me të. Punoj për një kompani sigurimesh dhe një djalë i ri na u bashkua në departamentin tonë të IT.

Kisha probleme me laptop dhe e dërguan të më ndihmonte. Ka stil të bukur veshje, edhe mua më pëlqen moda ndaj filluam të flisnim për stilistët e preferuar ndërsa rregullonte kompjuterin tim.

Biseduam për 1 orë dhe më pëlqeu. Më vonë më dërgoi mesazh duke më pyetur nëse kisha ndonjë problem tjetër dhe më tha ta telefonoja nëse kisha nevojë për ndonjë gjë.

Ndërsa në një mesazh tjetër më pyeti: “Po nxiton për shtëpi apo dëshiron të pimë diçka?” Nuk kishte nevojë të më pyeste dy herë. Shkuam në një bar dhe pimë verë.”

Më pas, më ftoi të shkoja në shtëpinë e tij. Ai më tha se ishte 34 vjeç dhe jetonte me partneren e tij, por ajo kishte shkuar tek prindërit e saj.

Sapo arritëm në banesën e tij, menjëherë filloi të më puthte. Kisha pirë disa gota, por e dija shumë mirë se çfarë po bëja kur e lejova të më hiqte rrobat.

Ne bëmë seks dhe ndihesha kaq ndryshe dhe aventureske, dhe bëra gjëra që nuk i kisha bërë kurrë më parë.

Që nga ajo kohë, ne filluam të bëjmë seks rregullisht. S’duam të kemi ndjenja për njëri-tjetrin, por jam në prag të martesës dhe s’di çfarë të bëj.

DEIDRE i përgjigjet: Mendoj se keni filluar të keni ndjenja për atë. Jeni të dy në një marrëdhënie të përkushtuar dhe tradhtia nuk është kurrë zgjidhja.

Nëse i fejuari juaj nuk është njeriu i ëndrrave tuaja, atëherë mos u martoni me të.

Nëse mendoni për dikë tjetër atëherë nuk është njeriu i duhur dhe ta tradhtosh nuk është e drejtë për të fejuarin tënd.

 

 



Më të lexuarat