Prapaskena mëson se pjesë e listës së emrave që po kërkohen të arrestohen nga SPAK është edhe avokati i bjohur Alban Bengasi, i njihur si avokat edhe i bandave kriminale.
Bengasi ka dalë në skenë gjatë përgjimeve, ku kërkon nga grupet kriminale që të hidhnin në erë makinën e ish-bashkëshortes, me të cilën është në proces divorci.
Dy vjet më parë, Bengasi u denoncua në media se dhunonte gruan e tij Blerta Bengasi, në proces divorci.
Blerta deklaroi asokohe se ajo është divorcuar dhe është dëbuar nga shtëpia nga ish-bashkëshorti Alban Bengasi, i cili nuk ia ka lënë as të shohë fëmijët.
Benfasi njihet edhe si avokat i Ervin Matës, ish i dashuri i Elvana Gjatës, pjesë e masakrës në ish Bllok.
Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq.
Urdhër arrestet u firmosën nga gjyqtarja e gatshme e GJKKO-së Atalanta Zeqiraj pas kërkesës nga disa prokurorë të SPAK-ut.
Mësohet se deri më tani është arrestuar vetëm një person në Peqin, ndërsa operacioni vijon dhe pritet që prokurorët e SPAK të dalin në një konferencë për shtyp në orën 13:00.
Operacioni u zhvillua pas zbërthimit të Nuredin Dumanit para prokurorëve të SPAK, i cili ka zbardhur një mori ngjarjesh të bujshme kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në vend, kryesisht atentate të bujshme në Elbasan, Tiranë, Peqin dhe Shkodër.