Arben Mërkuri që u vra dje: Kur isha në Itali i bëja femrat copa-copa

Aktualitet

Publikuar: 19/05/2022

Arben Mërkuri që u vra dje: Kur isha në Itali i bëja femrat copa-copa

Mbrëmë ekzekutua me kallashnikovë nga një makinë në lëvizje, në dyqanin e tij në qendër të Sukthit, në Durrës, Arben Mërkuri, një person i rrezikshëm me pseudonimin Maneci.

48-vjeçari me dy mbiemra Mërkuri dhe Ismaili, ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta më vonë, teksa autorët dyshohet se u larguan me një makinë GLE ngjyrë gri.

Viktima e atentatit të Sukthit nuk është një emër i njohur për policinë.

Ai ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave.

Ka qenë kjo kompani e investiguar nga një gazetare investigative, lidhur me groposjen e pulave me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme.

Pronari i kompanisë së mbarështimit të pulave, Arben Mërkuri, në mars të këtij viti ka kërcënuar gazetaren dhe kameramanin që po investigonin skandalin.

Madje ai i tregon gazetares se “deri dje i bënte femrat copa-copa”, dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë duke, ndërsa dyshohet se në Itali ka vrarë një prostitutë.

Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më.

Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit.

Ai dyshohet i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit.