Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në autostradë. Si pasojë e përplasjes së fortë, mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë.
Ndërkohë, në momentin e rënies kamioni është përplasur edhe me një mjet tjetër tip Audi, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur pranë Saukut në drejtimin Tiranë-Elbasan




