Blerim Preçi i ka shpëtuar sot një atentati në Lezhë si nëpër filma. Ai është qëlluar rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi.
28-vjeçari Blerim Preçi dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.
Autorët, të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti, duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij.
Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash..
Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika.
Raportohet se Blerim Preçi nuk ka të shkuar kriminale në Shqipëri, megjithatë policia po heton lidhjet e mundshme me botën e krimit.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip ‘Audi ngjyrë gri’.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja automatikë, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.