Një aksident i pesë-fishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Në aksident janë përfshirë 5 makina të cilat kanë goditur njëra-tjetrën nga pas.
Mësohet se nuk ka të lënduar, por është bllokuar një pjesë e qarkullimit në këtë autostradë.
Ndërkohë ende nuk shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin e pesë-fishtë, ndërsa priten verifikimet e policisë për të zbardhur ngjarjen.
Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës përballë shkollës “Ernest Koliqi” janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.” – njofton policia.