Publikohet gjoba, 1 mln lekë dhe heqje patente për dy vite/ Ajas Sulejmeni: Nuk jam dakort!

Aktualitet

Publikuar: 09/05/2022

Publikohet gjoba, 1 mln lekë dhe heqje patente për dy vite/ Ajas Sulejmeni: Nuk jam dakort!

Gazetarja e “Top Channel”, Dorjana Bezat ka siguruar foton e masës administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçarit që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tre-muajshe.

Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë qe renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve. Po ashtu, atij i janë hequr pesë pikë nga patenta.