Mediat kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku dy prindër dhe fëmija e tyre vetëm 3 muajsh u përplasën me makinë nga një 39-vjeçar.
Sipas informacioneve për mediat, 48-vjeçari quhet Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi. Ata ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje.
Ata po qëndronin në anë të rrugës duke pritur që semafori të bëhej jeshil e të mund të kalonin dhe kur u futën në vijat e bardha duke mbajtur në dorën karrocën e fëmijës së tyre, një 39 vjeçar nën efektin e lëndëve narkotike i përplasi me makinë.
Me profesion, Arjani është drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.
Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar. Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.