Ajas Sulejmani është 39-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ditën e sotme te Rruga e Kavajës. Teksa drejtonte automjetin e tij tip “G Class” nën efektin e lëndëve narkotike, Sulejmani ka përplasur në vijat e bardha çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.
Ndërkohë mësohet se 39-vjeçari ka deklaruar në polici se ka pasur dhe të bijën në mjet me të në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Sipas tij vajza vetëm 4 vjeç përveç se ka dëshmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ka marrë edhe lëndime nga përplasja prandaj ishte detyruar të shkonte menjëherë në spital.