Drogë në karrocën për fëmijë/ Dënohet me burg shqiptari në Francë, si gruaja gjeti lëndën narkotike të fshehur nën këmbët e…

Botë

Publikuar: 06/05/2022

Drogë në karrocën për fëmijë/ Dënohet me burg shqiptari në Francë, si gruaja gjeti lëndën narkotike të fshehur nën këmbët e…

Një 20 vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata franceze pasi akuzohet për trafik droge në Saint-Malo-s të Francës.

Sipas hetimeve, të rinjtë mblidheshin në shkallët e një prej godinave për të trafikuar lëndë narkotike. Por, ajo që vuri në lëvizje policinë ishte një nënë e cila gjeti një qese me kanabis të fshehur në karrocën e foshnjës së saj.

Më pas policia filloi survejimin në tetor të 2021-it dhe pikasi një person një person që shkonte e kthehej mes rrugës dhe shkallëve.

I riu shqiptar është justifikuar se kishte blerë lëndë narkotike për konsum personal, por nuk ishte organizator i ndonjë trafiku të drogës.

“Unë kam parë tashmë djem të moshës 10 ose 12 duke pirë. Nuk jam vetëm unë që konsumoj.”, u shpreh 20 vjeçari shqiptar që kishte mbërritur në Francë 4 vite më parë.   Ai u dënua me 5 muaj burgim me kusht për shitje dhe përvetësim të lëndëve narkotike.