Hotel, makina, apartamente, makina dhe biznese të krijuara me para droge. Këto janë disa nga pasuritë që i konfiskohen me kërkesë të SPAK-ut deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, pasi vëlla i tij Gazment Mahmutaj ka qenë trafikant droge.
Objekt i SPAK-ut ishin pasuritë e Gazment Mahmutajt, një emër me lidhje të forta me ish-ministrin Fatmir Mediu dhe me aktivitet të theksuar kriminal në Itali. Gazment Mahmutajt është dënuar me 25 vite burg në Itali, për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Fatmir Mediu, aktualisht i pandehur nga SPAK për Gërdecin, është dënuar me 3 vite burg në Itali, me akuzën se kishte përkrahur mikun e tij, Gazment Mahmutajn, për t’i shpëtuar autoriteteve italiane.
Konkretisht, më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian në një konferencë për krimin e organizuar.
Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me Fatmir Mediun, thotë drejtësia italiane, Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.
Sipas autoriteteve italiane, Fatmir Mediu e kishte kamufluar trafikantin Gazmend Mahmutajn në delegacion, me qëllim që të mos kapjen nga autoritetet policore. U deshën gati 24 vite që drejtësia të veprojë ndaj pasurive të Gazment Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD, Kasem Mahmutajt.
Pasuritë trafikanti i kishte kaluar në emër të kunatave dhe vëllezërve.
Lista e pasurive të konfiskuara
Truall, 147 m2, Berat
Apartament 88 m2, Berat
Apartament, 41 m2, Berat
Apartament, 41 m2, Berat
Apartament, 64 m2, Berat
Apartament, 106 m2, Berat
Apartament, 88 m2, Berat
Apartament, 106 m2, Berat
Ndërtesë, 177 m2, Berat
Truall, 129 m2, Berat
Arë, 1.000 m2, Berat,
Pasuri në proces legalizimi
Pasuri në proces legalizimi
Pasuri në proces legalizimi
Pasuri në proces legalizimi
Pasuri në proces legalizimi
Automjet i llojit furgon,
Makinë “Mercedes Benz”
Automjet i markës “SSANGYONG”,
Autorveturë i markës “Kia”
50% e kapitalit të kompanisë “P.T.E-BR” për instalime elektrike
Kompani regjistruar në godinë një katëshe, Berat
Kompani, në fushë veprimtarie shtypshkronjë, Berat
Pasuri “Antipatrea Hotel”, Berat
Pasuri “Studio Fotografike”, Berat