Brisida Shehaj, nga “Bleta e Artë” e pisllëqeve të Edi Ramës, në “tellalle” e Monikës së LSI

Kryesore

Publikuar: 03/05/2022

Brisida Shehaj, nga “Bleta e Artë” e pisllëqeve të Edi Ramës, në “tellalle” e Monikës së LSI

“Kuçedra” e korrupsionit ende e lirë/ Janë zullume që vetë Brisida i ka firmosur kur ka qenë drejtoreshë, si p.sh., aferat e Rezart Taçit dhe azerëve me ARMO-n, evazioni fiskal i Bankers e Kurum, “Pegasus” i Karathanos; por dhe afro 1 miliardë Euro evazion në vitet 2014-2016 nga biznese të tjera (sipas KLSH), si dhe 910 hektarë toka në Durrës- Kavajë- Vlorë- Sarandë e Lezhë, të quajtura të ligjshme kur ishte shefe e Taskë- Forcës etj.

Shpesh, në mediat shqiptare del edhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, ose “Brisi i Xhikos” siç i thonë, të cilën Edi Rama e përzuri nga “haremi” i Rilindjes si “mall i përdorur”, ndërsa ajo u fut në “moçalin” e LSI, ku e bëri edhe kokën të verdhë si Mona.

Çifti Meta-Kryemadhi, vazhdojnë ta përdorin Brisidën, si “tellalle” për të rrëfyer publikisht aferat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, kur ajo ka qenë pjesë e çdo pazari me firmë e vulë që bëhej me bizneset VIP, oligarkët e trafikantët biznesmenë, pasi ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve .

Por si e bindur e Ramës, ka qenë dhe në 3 poste të tjerë të lartë në qeveri, ku qarkullonin toka bregdeti, fonde të shumta publike, investime, donacione të huaja, leje ndërtimi për resorte e  statuse “Investitorë Strategjikë”.

Kur dëgjon Brisida Shehajn, që betohet se ka punuar me ndershmëri e korrektësi në çdo detyrë qeveritare, apo se gjoja ka kundërshtuar korrupsionin, duket tamam si dhelpra që ka qenë brenda kotecit dhe thotë se pulat i kanë ngrënë të tjerët, ndërsa ajo i mbronte.

Zullumet e Brisida Shehajt, kanë rekorde kriminale në periudhën tetor 2013- tetor 2016, kur ishte Drejtoreshë e Tatimeve, siç është rasti në netët e datave 15-17 nëntor 2013, kur me deputetin Spartak Braho dhe këshilltarin e Edi Ramës, realizoi zhdukjen e serverëve të tatimeve.

Po gjatë këtyre viteve, Brisida krijoji “lista të zeza” me biznese të mëdhenj e të mesëm, të cilët fillimisht i kërcënonte, pastaj i favorizonte e i zhvaste me gjoba, natyrisht jo direkt vetë, por duke përdorur një sekser, kushëririn e saj Gribos Liçaj.nga Dhemblani i Tepelenës.

Këtë e emëroi Drejtor të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Tatime, ku  deri sa ishte Brisida, ai shërbeu si “xhahil zhvatës”, që tmerronte drejtuesit dhe inspektorët e tatimeve në të gjithë Shqipërinë, që të bënin raporte kontrolli favorizuese për bizneset që jepnin çeqet dhe raporte goditëse për ata që refuzonin.

Çdo të premte në mbrëmje, të shtune e të diele pas orës 19:00, Gribos Liçaj i çonte në zyrë nga 2-3 biznesmenë e madje dhe oligarkë të njohur resortesh e super-marketesh, të cilët futeshin brenda kangjellave me makina me xhama të zinj e logo “Tatimet” dhe çoheshin te zyra e Brisida Shehaj.

Paralelisht, kishte dhe lista biznesesh që ia dërgonte Babloku e ministrat, të cilët i lejonte të bënin evazion fiskal me bilance fiktive e nuk i gjobiste, ndërsa çdo 6 muaj u pastronte skedat tatimore.

Më 14 dhjetor 2014, Edi Rama e vlerësoi me titullin “Bleta e Artë”… për shërbimet e pista që i kishte bërë deri në atë kohë e që i vazhdoi deri në tetor 2016 kur u transferua në detyrë tjetër; ndërsa në nëntor 2016 e emëroi Zv/ministre Ekonomie, por për shkak se donte të futej në “tepsi” e të komandonte pazaret siç bënte në Tatime, Edi Rama e largoi pas dy muajsh.

Në muajin maj 2017, Rama e emëroi drejtoreshë të Agjencisë Shtetërore të Investimeve, ku e përdori deri në muajin mars 2018, për të firmosur pazare fondesh, projekte investimesh, dhurim tokash e leje për resorte bregdetare, që Babloku bënte me oligarkë vendas e mafiozë serbë, turq, italianë, grekë e deri indianë, të cilët i prezantonte si “investitorë amerikanë”.

Vetëm 3 ditë pasi e largoi nga kjo detyrë, Rama e emëroi Kryetare të Taskë-Forcës për Tokat e Bregdetit, ku në 3 muajt mars-qershor 2018 gjatë asaj detyre, Brisida Shehaj bëri batërdinë.

Me urdhër të Ramës e në pazare me kryebashkiakët Durrës-Vlorë-Kavajë-Himarë-Sarandë-Lezhë-Shkodër dhe me drejtorët e ALUIZNI- Hipotekës, firmosi zhdukjen e shumë gjurmë falsifikimesh, të tokave të zaptuara nga oligarkë, trafikantë, vrasës, deputetë, zyrtarë drejtësie etj.

Këtu u mbyll karriera e Brisida Shehajt në “pushtet- haremin” e Bablokut, për të shkuar drejtore te një TV, e më pas te “Moçali LSI” i çiftit Meta-Kryemadhi, ku çoi dhe serverat e tatimeve me bizneset që kanë lidhje të pista me Ramën, por dhe dosjet me tokat e bregdetit etj.

Janë të dhëna zullumesh, që vetë Brisida i ka firmosur kur ka qenë drejtoreshë, si aferat e Rezart Taçit dhe azerëve me ARMO-n, evazioni i Bankers, Kurum, “Pegasus” i Karathanos por dhe afro 1 miliardë Euro evazion në 2014-2015 nga bizneset të tjera (sipas KLSH), si dhe 910 hektarë toka në bregdet, të quajtura të ligjshme prej saj kur ishte shefe e Taskë- Forcës së tokave  etj.

NË VIJIM/ Do publikojmë fakte për rolin e babait të saj Ibrahim Shehaj në vjedhjen 7.3 milionë USD te Banka e Shtetit; dhe shkakun përse 3 muajt e fundit të maturës mars-qershor 2002, Brisida u largua nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe shkoi te gjimnazi “Besnik Sykja” etj., etj./Pamfleti