“Hej, a i kujton ato netë? Mbetën vetëm sekret, baby shija jote, shijes sime peng i ka mbet” është kjo një pjesë e këngës ‘Sekret’ e kënduar nga Ronela Hajati e cila do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, galeria me fotot e Ronela Hajatit gjatë provave të Eurovision u fshi nga faqja zyrtare e festivalit dhe më pas u ripostua pa njërën prej tyre. Ishte pikërisht fotoja më poshtë e cila sipas Eurovizion është provokative, teksa nuk kursen as kritikat lidhur me koreografinë.
Duke qenë se Ronela Hajati çeli provat, fotografitë e saj ishin të parat që u shfaqën të shtunën në mesditë duke marrë vëmendjen kudo, në Twitter dhe Instagram. Konkretisht, fotoja kryesore (e publikuar në krye të postimit), shfaqte Ronelën me katër balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit,” shkruan @eurovisionalbania në Instagram, një faqe dedikuar festivalit. “Mesditën e së dielës galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ripostua, por pa foton e parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe Shqipëria ishte i vetmi vend të cilit iu hoq postimi dhe u rihodh më vonë.”
“Unë e shkrova këngën dhe ideja ime ishte të prezantoj një këngë moderne që ende arrin të identifikojë vendin tim, Shqipërinë. Kam projektuar performancën, shfaqjen skenike dhe videon. Dhe është videoklipi që zbulon një sekret të parë, i dyti do të jetë në skenë me performancën. Fakti që është shumë e larmishme mendoj se është arsyeja pse njerëzit e pëlqejnë këngën. Dhe ky është pikërisht qëllimi i një artisti: të kënaqë audiencën. Dhe ky është qëllimi im. Ne jemi shërbëtorë të popullit.”, tha Ronela.