Të shtënat me armë zjarri/ Xhami i “ML”-së i thyer, shihni çfarë ka ndodhur në Vlorë

Kronike

Publikuar: 29/04/2022

Të shtënat me armë zjarri/ Xhami i “ML”-së i thyer, shihni çfarë ka ndodhur në Vlorë

VLORË

Nuk ka ende një autor apo një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku pati të shtëna me armë zjarri.

Në pamjet e siguruara shihet që tabelë qitje e autorit ka qenë një fuoristradë “Benz ML”, xhami i pasmë i së cilës është thyer nga plumbat.

Pas të shtënave personi që ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet.