Laçi i prish festën e titullit kampion Tiranës, Partizani ia del në derbi dhe shpreson për Evropën

Botë

Publikuar: 29/04/2022

Laçi i prish festën e titullit kampion Tiranës, Partizani ia del në derbi dhe shpreson për Evropën

Nuk ka festë për Tiranën. Bardheblutë nuk arrijnë të marrin një pikë për titullin kampion, është Laçi që fiton 1-0, duke “blinduar” vendin e dytë në Superiore pas javës së 31.

Tirana e nis mirë ndeshjen dhe pati dy raste të mira, por më pas është Laçi që merr iniciativën dhe arrin të realizojë me Guindon në minutën e 13-të.

Një gjuajtje kalibri e sulmuesit, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit mik. Kurbinasit krijojnë edhe dy mundësi të mira, por pa arritur dot të shënojnë golin e dytë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Në fakt, edhe pse Tirana u përpoq shumë në të dytën për të gjetur barazimit, në fuqi do të mbeste vetëm goli i Guindos, duke bërë që Tirana ndoshta ta festojë titullin javës tjetër në shtëpi.

Ndërsa Partizani vuajti shumë përballë Dinamos në derbi, por mori tri pikë me shumë vlerë për Evropën, duke triumfuar 3-1 në “Selman Stërmasi”. Një humbje që tashmë de fakto rrëzon Dinamon në Kategorinë e Parë.

Partizani e nis futishëm, por goli do të vinte vetëm në minutën e 27-të. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te Junior, që i lirë, nuk fal dhe 1-0 për të kuqtë.