Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt, KLP cakton sot drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës

Aktualitet

Publikuar: 28/04/2022

Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt, KLP cakton sot drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës

ditë pas shkarkimit nga detyra nga KPA të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, KLP do të caktojë sot një drejtues të përkohshëm për të zëvendësuar postin e saj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në orë 12:00, ku pritet të caktohet përkohësisht një Drejtues i Prokurorisë së Tiranës. Më pas, do të hapet gara për drejtuesin e ri.

Një ditë më parë Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Gazetarja Klodiana Lala raportoi, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, se rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.

Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ndër të tjera flitet edhe për një godinë 5 kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshme
“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord te kunatit ne Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit.”, u tha sot nga KPA.