Gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani, nga sot nuk do ta kapë më me dorë çekiçin e korrupsionit, për të marrë vendime skandaloze, korruptive dhe që përdhosin drejtësinë në Shqipëri.
Komisioni i Vetingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren Fida Osmani si të korruptuar. Sipas Vetingut, Fida Osmani e ka krijuar pasurinë me para të paligjshme, që besohet se janë para që ka ma marrë në këmbim të vendimeve korruptive.
Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera.
Kryesuesja e trupit Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e Fida Osmanit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.
Vetingut i ka mjaftuar vetëm pasuria për të shkarkuar Fida Osmanin. Tani mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta marrë apo jo nēn hetim.
Dosja
Me 4 çështje që i kishte shqyrtuar një kompanie ndërtimi, ajo kishte porositur 3 apartamente pikërisht tek kompania në fjalë. Sipas Komisionit të Vetingut, tre banesat nuk i justifikon me burime të ligjshme, çka natyrshëm ngrihen dyshimet se Fida Osmani, e cila më parë quhej Fidaie, i ka marrë shtëpitë në këmbim të vendimeve të saj korruptive në favor të kompanisë.
Dy nga këto shtëpi janë porositur nga burri i saj Kujtim Osmani dhe i biri, Endrit Osmani. Apartamenti i parë është porositur nga Kujtim Osmani, me sipërfaqe 147 m2 në Tiranë, tek kompania që Fidaia Osmani i shqyrtonte dosjet. Apartamenti tjetër me sipërfaqe 80 m2 është porositur nga i biri në Durrës, tek kompania që mamaja e tij i shqyrtonte çështjet.
Një tjetër shtëpi e ka porositur vetë Fida Osmani tek kompania që i shqyrtonte çështjet, ndonëse Fidaia thotë se e ka anuluar kontratën. Ka dyshime se ketë shtëpi e ka fshehur në një emër tjetër.
Sipas dosjes së Vetingut, Kujtim Osmani dhe Endrit Osmani qëndrojnë në apartamente që janë produkt i parave të paligjshme, të pista dhe korrupsionit të finda Osmanit. Kështu, gjyqtarja Fida Osmani ka kriminalizuar jo vetëm veten, por ka njollosur edhe familjen e saj.
Jo vetëm kaq. I biri Endrit Osmani dyshohet se është përfshirë në pastrim parash, për të cilin do japim fakte në vijim. Ndërsa, Kujtim Osmani ka kryer transkaksione që nuk janë deklaruar nga Fida Osmani.
Nga ana tjetër, Kujtim Osmani ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa gruaja Fida Osmani gjyqtare. Kështu, çifti nuk e ka pasur të vështirë ta punësonin vajzën e tyre, Marsila Osmanin, në Kuvendin e Shqipërisë sapo mbaroi ‘juridikun’.
Meqenëse Kushtetuesja ishte në një godinë me Kuvendin, babë e bijë punonin brenda një godine, duke u paguar me paratë publike.
Marsila Osmani është punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, kur Kuvendi drejtohej nga Gramoz Ruçi.
Afera penale
Dosja e Vetingut për Fida Osmanin është një dosje penale.
Nga hetimi ka rezultuar se Fida ( Fidaie) Osmani nuk ka deklaruar një zyrë për tre vite, ka fshehur pasurinë, ka hartuar kontratën për shitjen e një paratamenti në Peshkopi në rolin edhe të noteres edhe të palës shitëse, ka bërë gjyqe në avion, pra në 2 mijë metra mbi tokë, ka falsifikuar vendime dhe ka marrē vendime korruptive.
Vetë notere dhe vetë palë
Në drejtorinë shqiptare gjithçka mund të ndodhë. Deri në vitin 1999, Fida Osmani ka punuar si notere në Peshkopi. Në vitin 1998, Fida Osmani ka shitur një apartament në Peshkopi me vlerë 2 milionë lekë ose rreth 20 mijë USD.
Komisioni i Vetingut ka zbuluar se kontrata noteriale për shitjen e apartamentit në Dibër ka rezultuar se është hartuar dhe nënshkruar nga vetë Fida Osmani, në cilësinë e noteres, veprim ky në kundërshtim me ligjin.
Gjyqe në avion!
Komisioni i Vetingut nuk analizoi kriterin profesional të gjyqtares Fida Osmani. Megjithatë, gjyqtarja Osmani ka qenë objekt i procedimit disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 2012.
Në 2 prill të vitit 2012, Ministria e Drejtësisë i kërkonte Këshillit të Latë të Drejtësisë të niste procedimin disiplinor për gjyqtaren Fida Osmani, pasi Inspektorati i KLD-së, kishte konstatuar se gjyqtarja zhvillonte gjyqe dhe merrte vendime pa qenë fare në Shqipëri.
Eduard Halimi, në atë kohë ministër i Drejtësisë kërkonte masë disiplinore ‘vërejtje me paralajmërim’ për gjyqtaren Fida Osmani, pasi në momentin kur pretendonte në letra se kishte zhvilluar seancë gjyqësore, në fakt ishte në avion.
Në seancën e 14 shtatorit 2012, Eduard Halimi dhe Fida Osmani përballen në mbledhje e KLD-së, e zëvendësuar që nga viti 2008 me KLGJ-në. Gjyqtarja, ndonëse pranon gjyqet në avion, thotë se ‘kush punon edhe gabon’.
Në fjalën e tij, Eduard Halimi shprehej se gjyqtarja duhet të thotë ‘faleminderit që nuk po më shkarkoni’, pasi ka zhvilluar 7 seanca gjyqësore pa qenë fare në Shqipëri dhe se ka marrë edhe tre vendime.
Halimi shprehej se rasti është për ndjekje penale. Gjatë diskutimeve, Halimi flet edhe për një detaj, ku gjyqtarja thotë se ia ka dhënë pasaportën bashkëshortit për ta vulosur në Rinas, ndërsa vetë ishte në sallën e gjyqit!