Lufta/ Presidenti i KE telefonatë me Putin: Të hapen korridoret humanitare për Pashkë! Moska pranon humbjen e 20 mijë ushtarëve rusë

Botë

Publikuar: 22/04/2022

Lufta/ Presidenti i KE telefonatë me Putin: Të hapen korridoret humanitare për Pashkë! Moska pranon humbjen e 20 mijë ushtarëve rusë

Në Ukrainë është dita e 58-të e luftës dhe Rusia ka refuzuar propozimin e Ukrainës për një armëpushim për Pashkët Ortodokse.
Në Ukrainë është dita e 58-të e luftës dhe Rusia ka refuzuar propozimin e Ukrainës për një armëpushim për Pashkët Ortodokse.

Kur kanë kaluar gati dy muaj nga ofensiva ruse, Mariupol është ende në qendër të ngjarjeve më tragjike të luftës. Tre të katërtat e popullsisë thuhet se u larguan nga Donetsk, ndërsa Kievi denoncoi se ‘deri në 9,000 banorë mund të varroseshin në një varr masiv në Manhush. Më shumë se 7,000 krime lufte janë nën hetim.
Ndërkohë, SHBA po përgatitet të dërgojë një paketë të konsiderueshme ndihme ushtarake në mbrojtje të Donbasit. Në një videomesazh për ukrainasit, Zelensky i bën thirrje që të mos japin asnjë të dhënë personale për forcat ruse pasi po planifikojnë të mbajnë referendum për zonat e pushtuara.
Faqja e lajmeve pro-Kremlinit Readovka postoi njoftimin, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës, se 13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë u zhdukën në Ukrainë, informacion i cili më pas u fshi.
Sipas Moskës, ushtria ruse synon që të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore.