Anëtari i grupit ‘The Wanted’, Max George ka mbajtur një fjalim emocional në varrimin e shokut të tij Tom Parker-it, në funeralin e këngëtarit në Londër ditën e sotme.
Ylli i ‘Glad You Came’ u nda nga jeta të mërkurën më 30 mars në moshën 33-vjeçare pas një beteje dy-vjeçare me glioblastomën.
Bashkë me Max në varrimin e të riut ishin edhe anëtarët e tjerë të grupit Siva Kaneswaran, Jay McGuiness dhe Nathan Sykes. Ata shpërthyen në lot teksa mbanin arkivoli i Tomit për në kishë.