EMRI/ Vritet një person në lagjen “Rus” në Shkodër

Aktualitet

Publikuar: 12/04/2022

EMRI/ Vritet një person në lagjen “Rus” në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.

Burime bëjnë të ditur se viktimë e këtij atentati ka mbetur Nazmi Bandulla. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka disa rekorde kriminale.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë