Dy qen “pitbull” bëjnë për spital gruan në Tiranë, arrestohet pronari

Aktualitet

Publikuar: 12/04/2022

Dy qen “pitbull” bëjnë për spital gruan në Tiranë, arrestohet pronari

Keqtrajtimi i kafshëve është shndërruar në një problematikë serioze në vend. 

Qytetarë të papërgjegjshëm, pasi vendosin të marrin një kafshë shtëpiake, zgjedhin t’i braktisi rrugëve ku ata në mungesë të ushqimit shfaqin sjellje agresive. 

Së fundmi Policia ka arrestuar një 66-vjeçar nga Tirana pasi dy qentë e tij të rracës “pitbull” kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.

Për fat të mirë, 66-vjeçarja e sulmuar nga qentë është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ky është një tjetër mesazh për rrezikon që mbartin në shoqëri qentë që lëvizin të palidhur dhe maskën mbrojtëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.