Nesër takim me kancelarin gjerman, Rama mbërrin në Berlin për vizitën zyrtare

Aktualitet

Publikuar: 10/04/2022

Nesër takim me kancelarin gjerman, Rama mbërrin në Berlin për vizitën zyrtare

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme  në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare në Gjermani.

Nesër, e hënë  Rama pritet të takohet me kancelarin gjerman, Oalf Scholz, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeie si edhe me kryetares e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.

Pas takimeve me zyrtarët gjermanë Rama do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz.

E diel, 10 prill
15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.