GJKKO në një seancë rreth 5 orë ka vendosur që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në ‘Arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Gjatë seancës pala mbrojtëse i ka kërkuar GJKKO që të shpallë moskompetencë për këtë çështje dhe dosja t’i kalojë Prokurorisë së Kukësit, por që nuk është pranuar.
Sipas SPAK, dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
Policët e arrestuar
1. Laert Sulo (Burg)
2. Ani Haxholli (Burg)
3. Emilton Asllanaj (Burg)
4. Halim Shehu (Burg)
5. Arben Kastrati (Burg)
6. Arjan Sokoli (Burg)
7. Dashnor Braha (Arrest shtëpie)
8. Elidjana Toçilla (Arrest shtëpie)
9. Endrit Uka (Arrest shtëpie)
10. Fatri Iseberi (Burg)
11. Fatri Braha (Burg)
12. Gëzim Duraku (Arrest shtëpie)
13. Haqif Halilaj (Arrest shtëpie)
14. Kapllan Dogjani (Burg)
15. Sazan Ibra (Arrest shtëpie)
16. Mimoza Shahinaj (Arrest shtëpie)
17. Muhamet Cengu (Burg)
18. Urim Lami (Burg)
19. Rezarta Lako (Arrest shtëpie)
20. Vehbi Nerguti (Burg)
21. Xhuljana Maksutaj (Arrest shtëpie)
22. Bedri Duraku (Burg)
23. Arben Goçi (Burg)
24. Reni Dokolli (Burg)
25. Shpëtim Cenaj (Arrest shtëpie)
26. Atli Jashari (Arrest shtëpie)
27. Xhaferr Elezi (Arrest shtëpie)
Të pezulluar nga detyra:
1. Fran Kacorri
2. Arta Rredhaj
3. Avni Tershalla
4. Sule Onuzi