Presidenti ukrainas kërkon që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit

Botë

Publikuar: 05/04/2022

Presidenti ukrainas kërkon që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit

Zelensky ka bërë thirrje që forcat dhe zyrtarët rusë të mbahen përgjegjës për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë dhe që Moska të hiqet si anëtare e Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që të mos e bllokojë këtë organ nga marrja e vendimeve për konfliktin.

“Kemi të bëjmë me një shtet që po e kthen veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në të drejtën për të vdekur,” tha ai.

“A mendoni se ka ikur koha e së drejtës ndërkombëtare? Nëse përgjigjja juaj është jo, atëherë duhet të veproni menjëherë”, shtoi Zelenskyy, përpara se të akuzonte Moskën se dëshiron ta kthejë Ukrainën në një vend të “skllevërve të heshtur”.