Qyteti i Elbasanit nuk gjen qetësi. Të shtëna me armë janë raportuar pak minuta më parë mbrëmjen e kësaj të shtune.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar zona ku ka pasur të shtëna. Burime raportojnë se të shtënat janë shënuar në biznesin “Kafe Agimi” në Elbasan.
Deri më tani të paktën një person është i shoqëruar. Nuk dihet nëse ka persona të plagosur.