I dënuar për vrasje, ndërron jetë në burgun e Shën Kollit i burgosuri, dyshohet arrest kardiak

Aktualitet

Publikuar: 02/04/2022

I dënuar për vrasje, ndërron jetë në burgun e Shën Kollit i burgosuri, dyshohet arrest kardiak

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës.

Ky person ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shën Koll.

Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.