Të shtëna me armë në Tiranë? Policia “blindon” Astirin

Aktualitet

Publikuar: 01/04/2022

Të shtëna me armë në Tiranë? Policia “blindon” Astirin

Policia e Shtetit është ngritur në këmbë mesnatën e së enjtes pas një telefonate për të shtëna me armë në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas alarmit të dhënë por nuk ka gjetur gjë.

Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen ende në zonë dhe po ushtrojnë kontrolle.