Ngushtohet laku për kokat e aferës 430 milionë euro të inceneratorëve. SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit Alqi Bllako për aferën e incineratorin e Fierit.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg””, thuhet në reagim.
Heqja e imunitetit të Bllakos është në dorë të Edi Ramës, i cili kontrollon Parlamentin. Rama ka deklaruar se nuk do bëhet mburojë e askujt që kapet duke vjedhur.