Edi Rama ka shkarkuar me urgjencë dhe pa u menduar dy herë drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin, ndërsa në vend të tij ka komanduar Anisa Kaltanji, e cila njihet si pjesë e rrethit të të besuarve të Erion Veliajt. Kaltanji ka qenë e besuar e Veliajt tek ‘Mjaft’.
Bushati u emërua në krye të Postës Shqiptare në fund të shtatorit 2021, pasi nuk arriti të zgjidhej deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, falë edhe puçit të Veliajt.
Pas emrimit, shumë shpejt mësohet se Bushati u përfshirë në afera flagrante me tendera, klientelizëm, shpërdorime, emërime abuzive, luks dhe pushime luksoze në vende ekzotike.
Kjo besohet se është edhe arsyeja e rrëzimit të Bushatit. Por, nuk përjashtohet as dora e Veliajt, pasi Bushati po e sfidonte me propagandë dhe mënyrën e reklamimit të punës si drejtor.
Kujtojmë se Bushati ka mbyllur kohë më parë një dosje në mënyrë të dyshimtë për fshehjen e 8 pasurive të paluajtshme.
Ndoshta Rama është informuar për mundësinë e arrestimit të tij nga SPAK.
Pjesë e aferave të Bushatit besohet se është edhe drejtori i Postës së Tiranës, Shpati Kolgega, i cili vetëm në një rast ka hedhur në llogarinë e tij bankare mbi 100 milionë lekë para të dyshimta.
Kolgega është një personazh që ka dalë nga mënga i Henri Çilit, ndërsa vepron i kamufluar dhe me klane intetesash. Edhe Kolgega punon kundër Veliajt.