Çmimi i naftës stok të blerë më i lartë se ai në treg, shumë pika të furnizimit të karburanteve në Gjirokastër mbyllin aktivitetin

Ekonomi

Publikuar: 23/03/2022

Çmimi i naftës stok të blerë më i lartë se ai në treg, shumë pika të furnizimit të karburanteve në Gjirokastër mbyllin aktivitetin

Shumë pika të furnizimit me karburant në Gjirokastër kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Kjo, sipas pronarëve të këtyre pikave të karburantit, ka ndodhur për shkak se naftën që kanë aktualisht stok e kanë blerë shumë më shtrenjtë se çmimi që tregohet aktualisht në treg me 203 lekë/litri, çmim i vendosur nga bordi i transparencës.

Kjo thonë pronarët shkakton humbje të tyre dhe për këtë arsye kanë vendosur mbylljen e pikave të karburantit.

Ata njoftojnë se nuk do të ofrojnë shërbim deri në rritjen e çmimit të shitjes së naftës mbi vlerën e blerjes së stokut që kanë.

Aktualisht në Gjirokastër ofrojnë shërbimin e tyre vetëm pikat e karburantit Kastrati dhe Bolv Oil.