28 ditë luftë në Ukrainë/ Arrihet marrëveshje për nëntë korridore humanitare

Botë

Publikuar: 23/03/2022

28 ditë luftë në Ukrainë/ Arrihet marrëveshje për nëntë korridore humanitare

Është arritur këtë të mërkurë marrëveshja për hapjen e nëntë korridoreve humanitare. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Kjo për shkak për të tentuar evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës.

Duke sinjalizuar se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurt nga qendra e Mariupolit, ajo tha se njerëzit që dëshironin të largoheshin nga qyteti port i rrethuar do të gjenin transport në zonën e afërt të Berdyanskit.