“212 afganë mbërritën në mëngjes këtu nga Shqipëria”, Blinken: I mirëpresim në shtëpinë e tyre më të re

Botë

Publikuar: 23/03/2022

“212 afganë mbërritën në mëngjes këtu nga Shqipëria”, Blinken: I mirëpresim në shtëpinë e tyre më të re

Sekretari amerikan i shtetit, ka reaguar ne lidhje me 212 afgane të cilet iken nga Shqipëria dhe u strehuan në SHBA, ashtu sikurse ishte planifikuar prej në fillim.

Blinken falenderoi edhe ministren e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçkën si edhe të gjithë popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi talebanët morën nën kontroll.

Postimi i Plotë nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken:

I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Falënderimet e mia të veçanta për Ministren e Jashtme @xhacka_olta dhe popullin shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë.