Konkurretja më e përfolur e këtij “Big Brother Vip” ka qenë aktorja e njohur nga të gjithë Monika Lubonja.
Pas mbarimit të spektaklit më të famshëm, aktorja është bërë pjesë e shumë emisioneve televizive.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë pas dite” Lubonja foli për jetën e saj private, personale por edhe përjetimet që ka pasur në shtëpinë e “Vipave”.
Teksa ka treguar për përvojën e saj 4 mujore, ish-banorja veçoj edhe “konfliktin” e krijuar midis Semit dhe Fifit, në të cilën banorja tregoj përjetimin e saj, dhe se si është parë në rrjetet sociale.
“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas 97 që unë kam kaluar sikletet e mija, sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë. Ishte një traum sepse u ngritën që kjo gua po ndihmon njërën pa e ditur që kjo vajza tjetër kishte një problem dhe ajo, sepse ajo erdhi dhe tha unë ankthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar”- u shpreh Monika.