“Rrini hani m*t”/ Plas sherri në TV mes Mark Markut dhe Çlirim Gjatës

Aktualitet

Publikuar: 22/03/2022

“Rrini hani m*t”/ Plas sherri në TV mes Mark Markut dhe Çlirim Gjatës

Mark Marku dhe Çlirim Gjata janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në emisionin “Opinion” të së hënës ku diskutohej dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Marku akuzoi Gjatën se ishte armiqësuar me Bashën pasi nuk e kishte bërë deputet, ndërsa ky i fundit e mohoi, por debati degjeneroi dhe zërat u ngritën.

PJESË NGA DEBATI:

Mark Marku: Lufta në PD është bërë për Berishën, që të kthehet Berisha dhe jo për koncepte apo ide.

Çlirim Gjata: Kjo nuk është e vërtetë.

Mark Marku: A ka mundësi të mos ndërhysh mor burrë. Boll! Ti u bëre armik me Bashën vetëm se nuk të bëri deputet…

Çlirim Gjata: Kush unë?

Mark Marku: Ti nuk ke as përgjegjësinë e fjalës.

Çlirim Gjata: Është e pandershme kjo që po bën.

Mark Marku: O Çim se po të flasim për të pandershme di unë si flas. Për punë nderesh…

Çlirim Gjata: Mund t’i thuash mor burrë

Mark Marku: Po, ti. Jo si unë, që dola deputet dhe thashë, kështu siç jeni ju, jeni një m*t dhe ju thashë hajd mirupafshim dhe rrini hani m*tin tuaj tani se unë po iki.

Çlirim Gjata: Të të vijë turp. Je dhe intelektual ti. Ti je banal.

Mark Marku: Nuk kam çfarë kujdesi të kem…

Çlirim Gjata: Po nuk e fyem si person. Kërko falje për atë që the…

Mark Marku: Unë të kërkoj fale ty? Kërkoji falje Zotit që je gjallë! Flet kot…kërkoju falje atyre që u ke dalë përpara….