E ftuar në emisionin “D-Night”, Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si Kallashi na tregon më shumë për jetën e saj.
Kallashi na zbulon më tepër për emrin e saj dhe gjithashtu për jetën aktuale që po shijon këto kohë larg medias.
Gazetarja: Jam shumë kurioze të di si ka lindur nofka Kallashi?
Kallashi: E vërteta e kësaj nofke është se e kam pasur që në fëmijëri në shkollë, pak rebele një fëmijë i “lazdruar” dhe aty nisi si nofkë. Pastaj u bë edhe më e madhe kur kam filluar të vallëzoj.
Gazetarja: Je shkëputur pak nga jeta e showbizzit dhe të qenurit goxha aktive në media. Ishte një vendim që ti e more apo diçka që erdhi natyrshëm?
Kallashi: Në fakt pauzën e kam filluar që para pandemisë dhe ishte dëshira ime. Më pëlqeu pak jeta normale, pa zhurmë, pa media dhe e shijova e po e shijoj ende shumë. Më duket se e kisha shumë të nevojshme një jetë normale larg zhurmës.
Gazetarja: Në mal po i shijon vetëm pushimet?
Kallashi: Po vetëm me shoqërinë time. Nuk ka diçka, pasi jam nga ato vajza që tregoj gjithmonë të vërtetën. Tani ca gjëra i kemi pasur, por i kemi kaluar.