Plagosje në Durrës/ Një person goditet me thikë pas një konflikti në lokal

Aktualitet

Publikuar: 24/07/2026

Plagosje në Durrës/ Një person goditet me thikë pas një konflikti në lokal

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, Lagjja 13 dhe se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë).

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.