Hodhi ujë drejt Ramës, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Politikë

Publikuar: 23/07/2026

Hodhi ujë drejt Ramës, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Ngjarja ndodhi në momentin kur mazhoranca po vijonte me votimin e projektligjeve të rendit të ditës, ndërsa opozita kishte bllokuar foltoren dhe krijonte zhurmë duke goditur tavolinat me sende.

Në këtë atmosferë të tensionuar, Bardhi u ngrit dhe hodhi ujë drejt Ramës, duke e lagur. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi menjëherë duke shpallur përjashtimin e Bardhit nga seanca, por pavarësisht vendimit, ai vijoi të qëndrojë në sallë ndërsa votimet vazhdonin njëri pas tjetrit.

Deputetët e mazhorancës nuk e ndalën procesin dhe vazhduan me votimin e ligjeve.