Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Rama poston foton e përqafimit me Rutte-n: Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal

Aktualitet

Publikuar: 08/07/2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Rama poston foton e përqafimit me Rutte-n: Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal

Pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte konfirmoi se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

E në sajë të këtij zhvillimi, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me Rutte, e me një mesazh të veçantë:

“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.