Në 29 shtator Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen penale ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.
“Në 29.09.2026, ora 11:00, është seanca plenare mbi bazë të dokumenteve për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit, i cili kundërshton vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e tyre si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, njoftoi GJK.
Salianji u dënua me 1 vit burg për të ashtuquajturën dosja Babale. Sipas gjykatës ai krijoi prova të rreme për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me qëllim që ndaj tij të niste hetim penal. Salianji e cilëson dënimin politik. Ai qëndroi mbi 8 muaj në burgun e Fierit.